7.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Nagavci viziton Preshevën: Kemi ndarë mjete financiare për parandalimin e shpopullimit të vendit

- Advertisement -
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot ka bërë një vizitë një Preshevë, ku tha se kanë parë nga afër sesi po implementohen projektet për punësimin e asistentëve, edukimin në fëmijërinë e hershme si dhe projektet që janë, siç u shpreh ai përfituese nga grantet e ndara nga Qeveria e Kosovës.

Nagavci u shpreh se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për realizimin e të drejtave dhe nevojave të qytetarëve në Luginën e Preshevës.

Ajo ndër të tjera u shpreh edhe se kanë ndarë mjete financiare për parandalimin e shpopullimit të vendit

“Për këtë arsye ka ndarë mjete financiare që kanë synim promovimin e interesave të shqiptarëve në Luginë si dhe parandalimin e shpopullimit të vendit”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Tutje, ministrja Nagacvi dha edhe disa detaje të tjera rreth vizitës në Luginën e Preshevës.

“Në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc pamë nga afër punën e mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle e cila njihet si ndër më të sukseshmet në këtë pjesë. Diskutuam për financimin e projekteve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shtimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Vizituam po ashtu Entin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë ku u pritëm ngrohtë nga drejtoria, edukatoret dhe fëmijët e këtij institucioni. Me këtë rast, shpërndajmë librin “Mësojmë duke luajtur”, për 950 fëmijë të moshës parashkollore”.

“Gjithashtu morëm pjesë në promovimin e librit për fëmijë “Magjia e jastëkut me zile” me autore Afërdita Salihu si dhe qëndruam në OJQ “Drejtoria për konkluzionin e personave me aftësi të kufizuara” ku u njoftuam nga afër me punën dhe aktivitetet e tyre. Me këtë rast, takuam 20 asistentë të angazhuar për fëmijë me nevoja të veçanta dhe pamë nga afër angazhimin e tyre me këta fëmijë”, thuhet tutje në postimin e saj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit