Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar qëndrimet e VV-së për afatet e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka pyetur nëse VV-ja do të respektojë interpretimin e vet për afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se afati për konstituimin e Kvendit, sipas VV-së, është më 6 shtator 2026.
“A do ta shkelë VV-ja interpretimin e vet për afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit? Deputetja e koalicionit të Vetëvendosjes (VV), Donika Gërvalla-Schëarz, që është kundërligjshëm edhe ministre në detyrë e Drejtësisë sepse Kushtetuta nuk i lejon deputetit të mbajë edhe post ekzekutiv, ka deklaruar se afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është deri më 6 shtator 2026. “I kemi 30 ditë për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit, ky është interpretimi ynë”, ka thënë ajo në sallën e Kuvendit të Kosovës mbasi që kishte kaluar afati kushtetues”, ka shkruar ai, duke thënë detaje tjera.
“Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti i kaluar, që thoshte se Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë mbas zyrtarizimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, VV-ja me të vetët e kanë shkelur. A do ta shkelë tash VV-jë edhe afatin e vet përtejkushtetues? Nëse e shkelin, arsyetimin e kanë të gatshëm zyrtarët e VV-së. Mbasi nuk ka sanksione për shkelje të afatit kushtetues, si mund të ketë sanksione për shkelje të afatit paskushtetues që e kanë caktuar vetë? 6 shtatori po vjen. Të dielën, mbas tri ditësh”, ka shkruar ai.






