U.d Presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu komentoi procesin presidencial, duke e vlerësuar pozitivisht afrimin mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për Bekim Sejdiun. Sipas saj, zgjedhja kërkon përfshirje parlamentare më të gjerë, jo vetëm pajtim mes dy subjekteve.
“Siç e dini, dje u arrit një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për emrin e profesor doktor Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president. Si UD, e kam përshëndetur këtë vendim.Ka qenë shumë me rëndësi që edhe PDK-ja dhe AAK-ja të merrnin pjesë në takime për këtë çështje, sepse çështja e presidentit nuk i takon një ose dy partive politike. Duhet që dy të tretat e deputetëve të marrin pjesë”, tha ajo në Kanal 10.
Megjithëse gjashtë ligjvënës të LDK-së kundërshtojnë, Haxhiu tha se procesi nuk është ndërprerë dhe dakordimi mbetet në fuqi.
“E konsideroj që marrëveshja ende ekziston. Siç ndodh kudo, kur ka negociata, ato udhëhiqen nga liderët. Në rastin konkret ne e patëm Kurtin, në anën tjetër Abdixhikun, Osmanin dhe Lutfi Hazirin”






