Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 39 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar.
Në operacione janë angazhuar 881 forca operacionale, 340 efektivë të Forcave të Armatosura, 75 automjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë.
Vatrat aktive janë kryesisht në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Situata më e rëndë është regjistruar në Fier dhe Himarë. Në Himarë, zjarri ka shkaktuar djegien e gjashtë banesave dhe evakuimin e 36 personave. Rreziku për zonat e banuara është shmangur, ndërsa operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje.






