15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

35 mijë dollarë për një biletë, Adele lë fansat të zhgënjyer: Pse u anulua koncerti i saj

- Advertisement -

Fansat që shpenzuan deri në 26,000 £ për të parë Adelë në Las Vegas janë të shkatërruar pasi këngëtarja njoftoi se duhej të shtynte koncertet. 33 vjeçarja do të mbante dy koncerte në teatrin Colosseum me 4300 vende çdo fundjavë nga 21 janari deri më 16 prill, me planet për t’u bashkuar me Celine Dion, Elton John, Madonna, Mariah Carey dhe Rod Stewart.

Megjithatë, pak orë para koncertit, ajo pranoi se gjërat nuk ishin gati pavarësisht përpjekjeve të të gjithëve, që do të thotë se turneu do të duhej të shtyhej. Biletat varionin nga 60 deri në 500 £, por disa çmime në faqet e internetit ishin shumë më të larta, ku disa varionin midis 2,000 dhe 35,000 dollarë. Shumë fansa janë të zemëruar me ndryshimin e minutës së fundit, pasi kishin shpenzuar para për udhëtimin.

Adele tha se anulimi i papritur ndodhi për shkak se një pjesë e stafit ishte infektuar me virus. Por sipas gazetës britanike The Sun, anulimi erdhi pas një sërë grindjesh mes stafit. Burime për gazetën bëjnë me dije se produksioni prej kohësh kishte përplasje duke përfshirë dhe skenografen e njohur Esmeralda Devlin. Situata tashmë ishte një kaos dhe për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme në stafin e drejtimit.

Por burimet tona thonë se prodhimi kishte qenë prej kohësh në rrezik falë përplasjeve në prapaskenë.

“Nuk kishte asgjë të qartë rreth asaj që Adele donte për shfaqjen e saj për shkak të ndryshimeve të pafundme që po bëheshin në produksion. Ndërsa ajo gjithmonë ka preferuar një performancë të ‘zhveshur’ ( vihet në pah zëri natyral i këngëtares pa efekte apo vokale mbështetëse) ajo ishte nën një presion për të krijuar një ekstravagancë të madhe.

Adele tha se shfaqjet ishin shtyrë për shkak të vonesave dhe Covid

Kështu që kishte një debat të vazhdueshëm midis këtyre dy versioneve të asaj që duhet të ishte shfaqja, kjo shkaktoi argumente mjaft ashpra. Dihet se Adele vuan nga ankthi kur vjen puna për të performuar live, kështu që është e vështirë të imagjinohet që të vazhdojë nëse nuk do të ishte e lumtur.”, tha burimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit