Rozë

33 vjet diferencë mes tyre/ 23-vjeçarja e lidhur me milionerin britanik: Nuk po ndjek paratë e tij

Një 23-vjeçare britanike po përballet me akuza të forta për lidhjen e saj me një milioner 33 vjet më të madh se ajo.

Allana Luke u njoh me milionerin Jeff Winn, 56 vjeç, në rrjetet sociale në vitin 2020, por në takimin e tyre të dytë ai e mori atë në një udhëtim në Marbella për ditëlindjen e saj.

Aty ata shpallën dashurinë për njëri-tjetrin dhe Allana u shpërngul në shtëpinë e Jeff me 11 dhoma gjumi në Newcastle, në verilindje të Britanisë. Prej atëherë financieri 56-vjeçar i ka blerë asaj një makinë Audi TT, një orë Rolex, çanta firmato dhe e ka çuar për pushime në ishuj si Barbados apo Tailandë.

Por megjithëse shumë njerëz mund të mendojnë ‘shumë gjëra’ për lidhjen e tyre, 23-vjecarja thotë se nuk rri me të për paratë.

“Nuk mund ta mohosh se Jeff duket më i vjetër se unë, prandaj disa njerëz hapin sytë kur na shikojnë bashkë. Ata automatikisht supozojnë se jam një vajzë që gjurmon paratë te tij. Nuk i vë faj atyre sepse ky ky do të ishte dhe mendimi im i parë. Por unë do të isha përsëri me Jeff edhe sikur të humbiste shtëpinë ose të falimentonte.”- ka thënë ajo.

Megjithëse shumë komentues hidhnin dyshime mbi vërtetësinë e pohimeve, e reja thotë se ka pranuar propozimin e tij gjatë pushimeve në Spanjë. Allana thotë se kërkon të nënshkruajë një kontratë para-martesore për paratë: “Ai mendon se nuk është nevoja por unë dua që ai të jetë i qetë”.

23-vjeçarja thotë se ia kalon mirë me dy fëmijët e rritur të Jeff, Nina që është moshatare e saj, 23 vjeçe, dhe Josh, 21, me ish-gruan e tij.

Ndërsa Jeff, thotë se ishte duke kërkuar  dikë që ishte ‘i bukur si jashtë dhe brenda’ dhe këtë e gjeti te Allana.

“Dilja edhe më parë me vajza të reja dhe familjarët nuk i pëlqenin, por ata e duan të gjithë  Allana sepse e shikojnë impaktin pozitiv që ka te unë”.