Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të arrestuarit dy ditë më parë nga Policia e Kosovës në Jarinjë.
Avokatja e tij, Jelena Krivokapic ka bërë të ditur se klientit të saj S.M i është dhënë 30 ditë paraburgim.
Ai dyshohet për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri vitin e kaluar.
Ndryshe, S.M 30- vjeç është arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 maj të këtij viti.