Sekretarja e Partisë “Guxo”, Triera Kasumi-Berisha, ka reaguar pas largimeve nga kjo parti, duke i krahasuar me largimet nga Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2018, disa prej të cilëve më pas u bashkuan në PSD.
Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Albena Reshitaj i janë bashkuar ish-Presidentes Vjosa Osmani, për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kasumi-Berisha ka thënë se largimet ishin të pritura, teksa ka thënë se për “Guxo” janë “vetëm 3 probleme më pak”, shkruan Reporteri.net.
“Këto largimet e pritura nga Guxo me ritmin “nga një largim në ditë”, për nga forma dhe narrativi po ngjajnë jashtëzakonisht shumë me skenarin e largimeve nga LVV në janarin e vitit 2018. Ndryshojnë emrat e protagonistëve, por jo metoda dhe qëllimi. Sidomos jo qëllimi. Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend”, ka shkruar Kasumi-Berisha.






