13.5 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

200 mijë euro i kushton shtetit shkollimi i një mjeku, të cilin pastaj na e grabitë Gjermania

- Advertisement -

Ikja e mjekëve dhe infermierëve, vazhdon të jetë një nga problemet më shqetësuese në shoqërinë tonë.

Sipas Odës së Mjekëve, vetëm në këta tre muaj të vitit 2023, 52 mjekë e kanë lëshuar vendin.

Por, sa i kushton shtetit të Kosovës për ta përgatitur një mjek, të cilin më pas, na e grabitë Gjermania?

Hiç më pak se afro 200 mijë euro.

Këtë e thotë kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Ni mjek specialist prej fillimit të shkollimit e deri të përfundimi, shtetit tonë me siguri rreth 200 mijë euro i kushton. Fatkeqësisht këtë kosto po e bajmë ne e po përfitojmë tjerët.”

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, deputeti Bekim Haxhiu, thotë se përllogaritjet tregojnë se janë 24 vjet që nevojiten për ta shkolluar një mjek.

Pra në total janë 24 vite që nevojiten shkollim që me dalë mjek, specialist i një fushe të mjekësisë. Këto 24 vite në tanësi mund të jenë dikun prej 120 mijë deri në 150 mijë euro”

Për ta parandaluar këtë fenomen shqetësues, një nga pyetjet që bëhet është se si të ndalet kjo?

Kurgjo veç me lidhë kontratë me mjekët, i ki 25 mijë që duhesh me ia pagu shtetit nëse largohesh nga Kosova”, thotë Pleurat Sejdiu.

Deputeti Bekim Haxhiu, thotë se kjo çështje mund të rregullohet me ligj.

Kam kërkuar prej vitit 2012 që kur të bëhet kontrata për specializant ato të jenë të saktësuara dhe të kushtëzuara që pas përfundimit të shkollimit të specializimit, ku shteti po investon në ta, atëherë të obligohen të punësojnë në institucione publike 7-10 vite ose në të kundërtën nëse largohen nga Kosova të paguajnë dyfishin e investimeve që ka bërë shteti”

Por, si shpjegohet kjo ikje masive e mjekëve nga Kosova?

Rroga e vogël është një nga arsyet kryesore.

Sipas Ligjit për Paga të miratuar nga Qeveria Kurti, mjeku specialist paguhet 1,260 euro, mjeku i përgjithshëm merr pagë bruto prej 777 euro, ndërsa mjeku në specializim do të paguhet me 840 euro.

  • Kryeinfermieri merr pagë prej 672 euro, ndërkaq pagë prej 535 euro marrin infermierët./Periskopi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit