Pastrimi i xhamave e kërkimi i lëmoshës është puna që bëjnë shumë prej fëmijëve të komuniteteve RAE.
Shumë prej tyre, të cilët pothuajse tërë ditën e kalojnë në rrugë, nuk janë ulur asnjëherë në bankat shkollore.
Por nga shtatori i këtij viti, disa nga ta e nisën këtë rrugëtim të ri.
Nga puna nëpër rrugët e kryeqytetit, duket se me shumë përkushtim janë duke ndjekur mësimin në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.
E shumica e këtyre fëmijëve vijnë nga shteti i Shqipërisë.
Jo vetëm në këtë shkollë, Organizata jo qeveritare, Terr de Hommes, nga rruga, i ka drejtuar për në institucione të tjera arsimore edhe disa fëmijë të tjerë.
Por që të binden prindërit e këtyre fëmijëve që të njëjtit të arsimohen, Gashi thotë se nuk ishte aspak e lehtë.
Përveç në shkollë, fëmijët poashtu paraditen e tyre e kanë të angazhuar me aktivitete mësimore në qendrën ditore të kësaj organizate.