Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka njoftuar se 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e ka festuar në Prizren!
“Me emocion dhe krenari, në qytetin historik të Prizrenit, shënuam këtë ditë të madhe me turneun e Pavarësisë, ku u bashkuan veteranët e futbollit nga Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kosova si dhe ata të FC Liria”, ka shkruar Ademi
Postimi i plotë:
🇽🇰 Festuam 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prizren! 🎉⚽
Me emocion dhe krenari, në qytetin historik të Prizrenit, shënuam këtë ditë të madhe me turneun e Pavarësisë, ku u bashkuan veteranët e futbollit nga Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kosova si dhe ata të FC Liria.
Në një ditë si kjo, sporti bëhet ura që na lidh, duke kujtuar me respekt dhe krenari momentet e lavdisë dhe sakrificës së popullit tonë.
Faleminderit Komunës së Prizrenit për mbështetjen dhe veteranëve të LRF Prizreni për organizimin e këtij turneu të veçantë! 🙌⚽
#BashkëPërFutbollin
#17VjetShtet
#TurneuiPavarësisë #Prizren #Kosova
https://www.facebook.com/share/p/1BELXpzTq1/