-4.6 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

15 aktakuza në mungesë janë ngritur që nga hyrja në fuqi e ligjit

- Advertisement -

Nga hyrja në fuqi e ligjit me të cilin lejohet gjukimi në mungesë, e deri tash prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur 15 aktakuza në mungesë për krime lufte.

Aktakuzat janë ngritur ndaj 73 personave që dyshohet se kanë qenë pjestarë të forcave serbe.

Këto të dhëna janë paraqitur në buletinin e publikuar nga Fondi për të drejtën humanitare, ku janë sjellë detaje për të gjitha aktakuzat në mungesë.

“Është me rëndësi që 6 prej këtyre akuza kanë të bëjnë me vepra penale të dhunimit seksual si krim lufte dhe në disa raste i kualifikuar edhe si krim kundër njerëzimit, sigurisht ende është në fillim procesi i ngritjes së aktakuzave apo i gjykimeve vetëm, në dhjetor të vitit të kaluar kemi pasur vendimin e parë”, ka deklaruar Amer Aliaj – Hulumtues në FDH.

Aliaj shton se sfiduese mbetet rigjykimi që mund të kenë këto procese gjyqësore, nëse i akuzuari e kërkon.

“Ligji e ka parashikuar po ashtu që në momentin e arrestimit të personit të dënuar në mungesë, i njëjti ka të drejtë automatikisht të kërkon rigjykim nëse arrestohet, Kosova më parë nuk ka patur gjykimet në mungesë një praktike të ngjashme është duke e patur Kroacia dhe këto standardet apo ofrimi i barabartë i palëve se sa do të mudnësohet të sigurohet për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, një ditë kur Kosova do pranohet në Këshill të Evropës testi i këtyre proceseve gjyqësore nëse e dërgon ndonjë palë do të vlerësohet nga Gjykata e Strassburgut”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, avokati Ardian Bajraktari thotë se ekzekutimi i vendimi është pengesë për këto raste.

“Çështja e gjykimit në mungesë është rrethanë përjashtuese si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës, ndjekja e rregullave dhe procedurave për gjykimin në mungese sipas dispozitave respektive të Kodit të procedurës penale garanton një gjykim të drejtë për faktin se si e tillë është e konfirmuar nga komisioni i Venecias, ndërsa sfidë mbetet ekzekutimi i vendimeve të marra nga këto procese gjyqësore”, ka deklaruar ai.

Në dhjetor të vitit të kaluar gjykata themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin e parë në mungesë, ndaj Çedomir Aksiq, i cili u shpall fajtor e u dënua me 15 vite burgim për veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile. /Dukagjini/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit