Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka komentuar kthimin e Vjosa Osmanit në LDK.
Ai ka thënë se Osmani po kthehet për një pozitë.
Postimi:
Shihni sa interesant!
LDK-ja po e paraqet Vjosa Osmanin si “rikthim në shtëpi”, por ajo po shkon me parti të vetën, me listë të ndarë dhe me kërkesë për pozitë për vete.
Nuk mundesh me thënë “po kthehem në familje”, por mos me pranu me qenë pjesë e asaj familjeje.
Asgjë e re. Edhe me Albinin bashkëpunimi zgjati derisa e mori pozitën që donte. Kur nuk e merr pozitën, nuk qëndron.
Njëjtë po ndodh edhe sot: pozita para bashkimit, vetja para krejtve. E kur nuk e merr votën dhe pozitën që e kërkon, do ta gjeni prapë duke kërkuar votë dhe pozitë diku tjetër






