Në 27-vjetorin e rënies së heroit Mustafë Haxhiu – Bacoku, u bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Terrnavc, ku morën pjesë Bekim Haxhiu, Gjeneral Sami Lushtaku, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.
Gjatë vizitës u nderua sakrifica e Mustafë Haxhiut dhe e dëshmorëve Bekim Doroci, Gëzim Ferizi dhe martirit Bedri Haxhiu, të rënë 27 vite më parë për lirinë e Kosovës. Familja e heroit i dhuroi Gjeneral Sami Lushtakut emblemën e UÇK-së në shenjë respekti dhe mirënjohjeje.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Sot, në 27-vjetorin e rënies së heroit Mustafë Haxhiu – Bacoku, së bashku me Kryetarin e Komunës, Gjeneral Sami Lushtaku, vëllëzërit e Kadri Veselit, shoqatat e dalura nga lufta, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Terrnavc, ku vendosëm lule të freskëta dhe kujtuam me nderim veprën dhe sakrificën e tij për liri.
Vizituam edhe familjen e heroit Mustafë Haxhiu, e cila në shenjë respekti i dhuroi Gjeneral Sami Lushtakut emblemën e UÇK-së, një dhuratë e veçantë nga bashkëshortja dhe mbesa e heroit.
Me respekt e krenari përkujtuam edhe dëshmorët Bekim Doroci, Gëzim Ferizi dhe martirin Bedri Haxhiu, të rënë 27 vite më parë në altarin e lirisë.
Lavdi e përjetshme të rënëve për LIRI! 🇦🇱






