21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“𝐊𝐞𝐪𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫ë𝐬 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞”- Prokuroria ndalon dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.

Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit