Zyrtari amerikan: Ka përparime, por marrëveshja me Iranin nuk do të nënshkruhet sot

- Advertisement -

Një zyrtar i lartë në administratën Trump ka folur për NBC News lidhur me marrëveshjen me Iranin.

Ai është shprehur se ka përparime në këtë drejtim, por tha se kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhet sot, raporton Sky News.

“Marrëveshja me Iranin nuk do të nënshkruhet sot, por ka pasur përparim në arritjen e një marrëveshjeje”, tha ai.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha më parë se i kishte udhëzuar përfaqësuesit e tij të mos nxitoheshin për një marrëveshje.

Të ngjashme

Të fundit