AS Roma ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me Claudio Ranieri, duke konfirmuar largimin e tij nga roli i “senior advisor”.
Sipas komunikatës së klubit verdhekuq, vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme nga drejtuesit, të cilët falënderuan Ranierin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në klub.
Roma theksoi gjithashtu besimin e plotë në projektin e ri, që lidhet me trajnerin Gian Piero Gasperini.
Nga ana tjetër, reagimi i Ranierit nuk vonoi. Italiani falënderoi tifozët e Romës për mbështetjen dhe dashurinë e treguar, duke theksuar se kjo ndjenjë ka qenë gjithmonë reciproke.
Ky zhvillim shënon një tjetër ndryshim në strukturën e klubit kryeqytetas, i cili duket i vendosur të vazhdojë me një drejtim të ri sportiv për sezonet e ardhshme.






