Real Madridi mund të ketë një mundësi të artë për të transferuar Erling Haalandin nga Manchester City. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Defensa Central, sulmuesi norvegjez mund të ketë një klauzolë largimi në kontratën e tij me vlerë shumë më të ulët sesa ishte menduar më parë.
Gazetari i ABC-së, Rubén Cañizares, ka zbuluar se klauzola mund të jetë ndërmjet 100 dhe 150 milionë eurove. Sipas tij, rrethi i afërt i Haalandit, ku përfshihet edhe babai i tij, dëshiron që futbollisti të transferohet në Santiago Bernabeu.
Situata te Manchester City mund të ndikojë gjithashtu në të ardhmen e norvegjezit. Largimi i Pep Guardiolës, ardhja e Enzo Marescas dhe rezultatet jo të mira të skuadrës kanë rikthyer spekulimet për një aventurë të re të sulmuesit.
Megjithatë, transferimi i tij do të krijonte një problem të madh për Jose Mourinhon.
Në skuadër janë tashmë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Yan Diomande.
Sipas gazetarit spanjoll, ardhja e Haalandit mund të kërkojë largimin e njërit prej yjeve aktualë, ndërsa Vinicius përmendet si emri që mund të sakrifikohet.






