14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Zyrtare: Mesut Ozil pensionohet nga futbolli

- Advertisement -
Mesut Ozil e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli në moshën 34 vjeçare.

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Kombëtares së Gjermanisë së fundmi luante për skuadrën turke, Istanbul Basaksehir që prej se iu bashkua gjatë verës së kaluar, raporton KosovaPress.

Por që nga ajo kohë, Ozil ka arritur të bëjë vetëm tetë paraqitje për skuadrën turke, për shkak të problemeve të shumta me lëndime.

Problemet me shpinën kanë bërë që Ozil të luajë vetëm 187 minuta futboll këtë sezon, pasi u largua nga Fenerbahce pas 18 muajsh në klub.

Ozil e bëri të ditur lajmin në përmes një komunikate në “Facebook”.

“Përshëndetje të gjithëve, pas shqyrtimit të kujdesshëm, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist.

Unë kam pasur privilegjin të jem një futbollist profesionist për gati 17 vjet tani, dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Por javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa lëndime, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ka ardhur koha të largohem nga skena e madhe e futbollit.

Ka qenë një udhëtim mahnitës i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua të falënderoj klubet e mia, Schalke, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët që më mbështetën, plus bashkëlojtarët që janë bërë miq.

Falënderime të veçanta duhet të shkojnë për anëtarët e familjes sime dhe miqtë e mi më të ngushtë. Ata kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që nga dita e parë dhe më kanë dhënë kaq shumë dashuri dhe mbështetje, në kohët e mira dhe të këqija.

Faleminderit të gjithë tifozëve të mi që më kanë treguar kaq shumë dashuri pa marrë parasysh rrethanat dhe pavarësisht se cilin klub përfaqësoja.

Tani po pres me padurim gjithçka që kam përpara me gruan time të bukur, Amine, dhe dy vajzat e mia të bukura, Eda dhe Ela – por ju mund të jeni i sigurt që do të dëgjoni nga unë herë pas here në rrjetet sociale dhe kanalet mediatike. Shihemi së shpejti, Mesut”, shkroi Ozil në “Facebook”.

Mesut Ozil ka arritur të bëjë 645 paraqitje përgjatë 17 viteve si futbollist, duke regjistruar 114 gola dhe 222 asistime mbi emrin e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit