19.5 C
New York
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

Zyrtare: Luka Modric rinovon me Real Madridin

- Advertisement -

Mesfushori Luka Modric e ka rinovuar kontratën me Real Madridin, që do ta mbajë edhe për një vit tjetër në “Santiago Bernabeu”.

Kroati për dallim nga Toni Kroos vendosi të vazhdojë edhe një tjetër vit me gjigantin madrilen, pavarësisht që e di se do të jetë në stol shumicën e kohës.

Real Madrid dhe Luka Modric kanë arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën e kapitenit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025”.

Modrici iu bashkua Real Madridit në vitin 2012, ndërsa që atëherë ka fituar plot 26 trofe, numër që synon ta rrit në sezonin tjetër.

Përpos trofeve që ka fituar, Modric në fanellën e Realit e fitoi edhe çmimin më të madh në aspektin individual, pra Topin e Artë.

Në këto 12 vite, Modric ka zhvilluar 534 paraqitje për Realin, duke kontribuar me 39 gola në proces.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit