Interi ia ka vazhduar kontratën sulmuesit Lautaro Martinez edhe për pesë vite.
Qendërsulmuesi kaloi një edicion të jashtëzakonshëm në nivelin individual, duke fituar titullin me Interin dhe Kupën e Amerikës me Argjentinën, ku në të dy rastet kishte rol kyç drejt suksesit.
Pavarësisht disa raportimeve për një largim, Interi më në fund i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke e njoftuar rinovimin e kontratës.
“Rinovimi nënkupton shumë për mua. Jam krenar dhe falënderues, dua të falënderoj menaxhmentin dhe klubin. Pas gjashtë viteve të jem këtu është punë e madhe për mua dhe familjen”.
“Jam shumë i lumtur dhe i etur për të luftuar më shumë. Dua të jap 100 për qind në secilën lojë dhe të ndihmojë bashkëlojtarët. Jam rritur shumë brenda dhe jashtë fushës”.
“Të shënoj shumë gola më bën të lumtur, por dua të shënoj edhe më shumë në këtë fanellë. Kemi fituar mjaftueshëm këto vitet e fundit dhe ta kemi yllin e dytë më bën krenar sepse e kemi bërë historinë”, deklaroi ai.