Bodrumspori ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Elvir Gashijani, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin turk.
Bodrumspori ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Elvir Gashijani, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin turk.
Gashijani ishte pjesë e Llapit që nga viti 2023, ndërsa më herët ka luajtur për 2 Korrikun dhe Trepçën ’89. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kosovës U17, U19 dhe U21.
Bodrumspori, që garon në kategorinë e dytë të futbollit turk, e ka cilësuar Gashijanin si pjesë të rëndësishme të projektit të klubit për të ardhmen.






