Një tjetër lëvizje e madhe nga merkatoja e futbollistëve kosovarë. Sulmuesi anësor, Bersant Celina, ka mbyllur marrëveshjen për t’u transferuar në Al Ettifaq, skuadër që bën pjesë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite (Saudi Pro League).
Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se Celina ka firmosur një kontratë trevjeçare.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka është vulosur përfundimisht.






