29.8 C
New York
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

Zyrtare: Antonio Conte emërohet trajner i ri i Napolit

- Advertisement -

Napoli ka konfirmuar edhe zyrtarisht emërimin e Antonio Contes si trajner të ri të ekipit, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Pas përfundimit në pozitën e dhjetë në sezonin e fundit në Serie A dhe ndryshimit të tre trajnerëve brenda sezonit, Napoli u desh të bënte ndryshime rrënjësore.

Kështu, klubi napolitan ka vendosur të emëroj një trajner të madh në krye të ekipit, për të kthyer Napolin në garë për pozitat e para dhe garat evropiane.

Faqja zyrtare e klubit nga “Diego Armando Maradona Stadium” ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin e mirënjohur italian, Antonio Conte.

Klubi italian ka njoftuar emërimin e Contes si trajner të ri dhe nënshkrimin e një kontrate të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Conte në të kaluarën ka drejtuar me shumë sukses Juventusin, Chelsean dhe Interin, ku me tri skuadrat ka fituar titullin e ligës, ndërsa së fundmi drejtoi Tottenham Hotspur.

54-vjecari në të kaluarën ka drejtuar edhe Kombëtaren e Italisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit