KF Suhareka ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e talentuar, Andi Koshin, i cili ka lindur dhe është rritur në Belgjikë.
Koshi ka luajtur për disa ekipe në Belgjikë dhe tani do t’i mbrojë ngjyrat e FC Suahrekës.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me mesfushorin ANDI KOSHI i cili bëhet pjesë e jona duke i besuar projektit tonë. Koshi një futbollist cilësor i lindur e rritur në Belgjikë ku karrierën e fillojë tek të rinjtë e Anderlecht e PSV në Holandë për të vazhduar më vonë te Cercle Brugge për sezone me radhë e ku së fundmi ishte pjesë e Beerschot VA, gjithashtu mesfushori ishte pjesë e pandashme e Kombëtares Belge me gjeneratat e reja”, ka njoftuar FC Suhareka.