Ange Postecoglou, trajneri i ri i Ronaldos

- Advertisement -

Ange Postecoglou është rikthyer zyrtarisht në stol, pasi është emëruar trajneri i ri i Al-Nassr.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur dhe Celtic do të drejtojë një skuadër të mbushur me yje në Arabinë Saudite, ku figura kryesore është fituesi pesë herë i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Gjiganti i Ligës Profesionale Saudite vendosi t’ia besojë drejtimin teknikut australian për të nisur një epokë të re.

Pas largimit të Jorge Jesus, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion, Al-Nassr veproi shpejt për të siguruar shërbimet e ish-trajnerit të Premierligës.

Klubi e bëri zyrtare marrëveshjen përmes rrjeteve sociale, duke treguar synimin për të vazhduar dominimin në futbollin saudit.

Në njoftimin e publikuar nga llogaria zyrtare e klubit shkruhej: “Është zyrtare: Z. Ange Postecoglou është trajneri i ri i Al-Nassr. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.”

Kjo marrëveshje shënon rikthimin e Postecoglou në stol për herë të parë që nga aventura e pasuksesshme në Midlandsin Lindor të Anglisë, duke i dhënë atij një mundësi të madhe për të rindërtuar reputacionin e tij përkrah një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

Postecoglou mbërrin në Riad me synimin për të lënë pas një periudhë të vështirë. 60-vjeçari e kaloi eksperiencën e fundit te Nottingham Forest për vetëm 39 ditë, një periudhë që ai vetë e ka përshkruar si “brutale”.

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në “City Ground”, ai nuk arriti të fitonte asnjë nga tetë ndeshjet që drejtoi, gjë që çoi në shkarkimin e tij të shpejtë nga drejtuesit e klubit.

Duke kujtuar ditën kur u shkarkua, Postecoglou tha: “Ishte brutale. Isha në dhomën e trajnerëve. E dija se mund të ndodhte çdo ditë, por më shkarkuan menjëherë pas ndeshjes. Ende nuk e kisha mbajtur konferencën për shtyp, por gazetarët e dinin tashmë. Po ecja nëpër korridore. Doja vetëm të largohesha, përndryshe do të bëja diçka për të cilën do të pendohesha. Thjesht doja të dilja prej aty.”

Pavarësisht dështimit te Nottingham Forest, Postecoglou u përzgjodh nga Al-Nassr falë historikut të tij të pasur me trofe.

Ai i dha fund pritjes së gjatë të Tottenham Hotspur për një trofe, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në UEFA Europa League me fitoren në finale ndaj Manchester United në Bilbao.

Gjithashtu, gjatë periudhës së tij te Celtic, ai fitoi pesë trofe, përfshirë edhe tripletën e futbollit skocez.

Ky rekord suksesi bëri që ai të preferohej për postin në Riad përpara kandidatëve të tjerë të njohur.

Sipas raportimeve, Postecoglou fitoi garën edhe ndaj trajnerit aktual të Portugalia, Roberto Martínez, për t’u emëruar në krye të Al-Nassr.

Të ngjashme

Të fundit