Ancelotti u përgjigjet kritikëve: Vetëm Alex Ferguson mund të më japë këshilla

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka reaguar ndaj kritikave për stilin e lojës që po shfaq Brazili në Kupën e Botës, duke mbrojtur punën dhe përvojën e tij si trajner.

Tekniku italian tha se nuk shqetësohet nga komentet që vijnë nga jashtë, pasi beson se karriera e tij shumëvjeçare në futboll flet vetë.

Ai theksoi se ka drejtuar mbi 1.400 ndeshje gjatë karrierës, çka sipas tij përbën një përvojë të jashtëzakonshme.

Trajneri brazilian shtoi se përvoja e fituar gjatë viteve e bën të sigurt në aftësitë e tij, edhe pse nuk pretendon të jetë i pagabueshëm.

“E vetmja gjë që është e sigurt është se jam përgatitur për më shumë se 1.400 ndeshje. Ndoshta kjo nuk mjafton për ta kuptuar futbollin, por sigurisht që është një përvojë e madhe”, u shpreh ai.

Ancelotti veçoi legjendën e Manchester United, Sir Alex Ferguson, si të vetmin person që, sipas tij, ka autoritetin për t’i dhënë këshilla në aspektin profesional.

“Vetëm një person është përgatitur për më shumë ndeshje se unë: Alex Ferguson, i cili ka drejtuar mbi 2.000 ndeshje. Unë pranoj këshilla nga të gjithë, por i vetmi që mund të jetë personi i duhur për të më dhënë këshilla është Alex Ferguson”, tha italiani.

Në fund, Ancelotti theksoi se është i vetëdijshëm për aftësitë e tij si trajner dhe nuk e vë në dyshim punën që ka bërë ndër vite.

Të ngjashme

Të fundit