Është zvogëluar koha e pritjeve të mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë ato arrijnë deri në 25 minuta.
Sa i përket pikës tjetër kufitare, asaj në Merdarë ato janë regjistruar nga 10 deri në 20 minuta.
Gjendje e njëjtë sikurse në Merdarë është edhe në Jarinjë ku pritjet arrijnë deri në 20 minuta.