OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

- Advertisement -

Në fjalën përfundimtare në çështjen kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut nga 3 vjet burigm, kurse Hajredin Kuçit me 9 muaj burgim.

Ndaj kësaj kërkese të ZPS’së ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, e cila tha se “kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme”.

“Për ne, këto kërkesa nuk janë befasi. Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia”.

OVL e UÇK’së thotë se është “e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese në rastin e pengimit të drejtësisë”.

“Në vend se të reflektojë mbi dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave të paraqitura në proceset e saj, Prokuroria vazhdon me kërkesa të rënda për burgim. Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi. Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj”.

OVL UÇK tha se nuk pret lajme të mira nga “një Prokurori e tillë”, megjithatë, thotë se presin drejtësi nga gjykatësit.

“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike

Të ngjashme

Të fundit