Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument, të cilin thekson se është propozimi gjashtë muaj i vjetër i BE-së.
Sipas Zulfajt, ky dokument u përdorë nga ndërmjetësuesi për të mbuluar mospjesëparrmjen e Serbisë në dialog. Tutje, ai ka konkluduar se kushtëzimi i Serbisë, u bë qëndrim i BE-së.
“Një dokument gjashtë muaj i vjetër u përdor sot nga lehtësuesi për të mbuluar mungesën e pjesëmarrjes së Serbisë në përpjekjet për një plan të sekuencimit. Megjithatë, dokumenti është shumë i dobishëm për të kuptuar se si kushtëzimi i Vuçiqit u bë qëndrim i BE-së.” – shkroi ai.