Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë.
Në një përgjigje për teve1.info, thuhet se këto operacione po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.
Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, sot ka kryer bastisje në shtëpinë e Bashkim Smakajt dhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.