Në emër të shoqatave të dala nga lufta, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar proces të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se drejtësia nuk duhet të përdoret për rishkrimin e historisë së luftës së Kosovës.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në “Marshin për Liri”, Gucati ka thënë se UÇK-ja u ngrit kundër shtypjes dhe se e vërteta e çlirimit të Kosovës duhet të mbrohet.
“Jemi mbledhur për të vertetën e një populli që luftoi për të mbijetuar, për të qenë të lirë dhe për të pasuruar shtetin tonë. Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e çlirimit të Kosovës, dhe dinjitetin e atyre që bartën këtë barrë të rëndë. Ushtria çlirimtare e Kosovës nuk e krijoi shtypjen, ajo u ngrit kundër saj. Drejtësia nuk guxon kurrë të shndërrohet në rishikim të historisë e as ta ndjekë penalisht në një armë kundër çlirimtarëve tonë. Ne e kërkojmë një proces të drejtë dhe të paanshëm, me respekt të plotë për të drejtat e secilit të akuzuar. Kosova nuk ishte vetëm po kishte mbrapa shtetet e bashkuara të Amerikës dhe superfuqinë botërore NATO-n; ishim aleatët tanë në ditët më të vështira, kur populli ynë luftonte për mbijetesë”, tha ai.
Gucati ka theksuar se liria e Kosovës është arritur përmes sakrificës, duke kundërshtuar çdo përpjekje për kriminalizimin e luftës.
“Liria e Kosovës u fitua me sakrificë; asnjë sallë e gjyqit nuk mundet ta fshijë këtë të vërtetë e asnjë agjent politik nuk mundet ta kriminalizojë luftën tonë të drejtë. Ne e kërkojmë drejtësi e jo historia jonë të rishkruhet. Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, tha ai./EO/






