Unai Emery, që njihet botërisht si “Zotëri Europa Liga”, ka arritur të fitojë titullin e pestë të Europa Ligës në karrierën e tij si trajner, kësaj radhe me skuadrën angleze Aston Villa.
Katër titujt paraprakë i kishte fituar me skuadrat spanjolle – me Sevillan tre herë radhazi (2014, 2015, dhe 2016) dhe një me Villarrealin më 2021.
Aston Villa e arriti titullin e dytë kampion të Evropës pas fitores 3-0 ndaj Freiburgut në Stamboll.
Youri Tielemans shënoi për 1-0 në minutën e 41-të, ndërsa epërsinë në pjesën e parë e dyfishoi Emiliano Buendia (45+3).
Në minutën e 58-të, Morgan Rogers shënoi për 3-0 në një ndeshje të dominuar nga anglezët.
Madje sulmuesi i Villas, Rogers, u bë lojtari më i ri në moshë që asiston dhe shënon në një finale të Europa Ligës.
Ky është titulli i dytë i Europa Ligës për Aston Villan, pas atij të vitit 1982.






