28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Zogaj: Qeveria është e fokusuar te Vetingu, ne jemi të fokusuar te përmbajtja, brenda standarteve të KiE-së

- Advertisement -

Në dokumentarin “Reforma në Drejtësi” i mundësuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe që është transmetuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se ka një dakordim që reforma në drejtësi duhet të fokusohet në çëshjet e disiplinës, përformancës, në çështjet e verifikimit, zhvilllimit të shkathtësive dhe statusit të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Zogaj tutje ka thënë se Qeveria më shumë ka qenë e fokusuar te vetingu, mekanizmi i jashtëm i verifikuar kurse institucionet e drejtësisë janë të fokusuara te përmbajtja, diçka që është brenda kornizes së standarteve të Këshillit të Evropës dhe Kushtetueshmërisë së vendit.

“Janë krijuar disa grupe të punës që janë themeluar nga Ministria dhe aty marrin pjesë partnerët tonë nderkombëtar. Ne kemi propozuar që thelbi i diskutimit duhet të ekspertiza ndërkombëtare”, tha Zogaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit