Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar pas takimi të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për çështjen e presidentit.Zohaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Albin Kurti po i kërkon të gjitha pozicionet shtetërore.“
Kurti, sikurse e kemi thënë ne vazhdimësi, po i kërkon te gjitha pozicionet shtetërore! Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë, Ambasadat, AKI-ne, Ushtrinë … me një fjale te gjitha!!! Dhe, po e dërgon vendin ne zgjedhje, sepse nuk i mjaftojnë këto qe i ka, por i do te gjitha”, ka shkruar Zogaj në Facebook.






