ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla konferencë për media

- Advertisement -

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit të ZKM-së, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, me fokus në historikun dhe rrjedhën e rastit, lëshimet e mundshme, trajtimin institucional, neglizhencën dhe mosreagimin eventual.
Në këtë proces do të përfshihen edhe ministrat përkatës, me qëllim të shqyrtimit të të gjitha rrethanave dhe përgjegjësive institucionale që lidhen me rastin.

Për veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Konferenca do të mbahet nesër, më 30 tetor, në orën 09:00, në ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit.

Njoftimi i plotë:

Zyra e Kryeministrit sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt.

Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale.

Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM.

Të ngjashme

Të fundit