Harry Kane ka edhe dy ëndrra të mëdha para pensionimit

- Advertisement -

Harry Kane ka ende objektiva të rëndësishëm për t’i realizuar në karrierën e tij, pavarësisht sukseseve të arritura deri më tani.

Sulmuesi anglez e ka bërë fitimin e Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun njërën prej ambicieve të tij më të mëdha para pensionimit nga futbolli.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, 33-vjeçari është i vendosur ta fitojë trofeun më prestigjioz të futbollit evropian për klube, të cilin ende nuk e ka fituar gjatë karrierës së tij.

Kane synon që emrit të tij t’ia shtojë edhe këtë trofe, duke e kompletuar koleksionin e titujve me një triumf në skenën më të madhe evropiane.

Por, ambiciet e tij nuk përfundojnë me Bayern Munichun. Sulmuesi dëshiron gjithashtu ta fitojë një trofe të madh ndërkombëtar me Anglinë, para se t’i japë fund karrierës si futbollist.

Kështu, Liga e Kampionëve dhe një trofe me përfaqësuesen angleze mbeten dy prej ëndrrave më të mëdha që Kane synon t’i realizojë në vitet e fundit të karrierës së tij.

 

Të ngjashme

Të fundit