Zidane godet me zëvendësimet, Kryevepra e Michael Olise gjunjëzon Belgjikën

- Advertisement -

Franca ka regjistruar një fitore të madhe dhe dramatike si mysafire, duke mposhtur Belgjikën me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “King Baudouin” në Bruksel.

Heroi i mbrëmjes për “Gjelat” ishte talenti Michael Olise, i cili u inkuadrua nga stoli për të shënuar golin e vetëm të përballjes në minutën e 88-të pas një kryevepre individuale.

Pjesa e parë dhuroi spektakël dhe ritëm të lartë mes dy fqinjëve, që në nisje, Godts kërcënoi mbrojtjen franceze me lëvizjet e tij, teksa Belgjika nuk tregoi aspak frikë.

Megjithatë, francezët iu afruan golit kur Desire Doue tundi shtyllën pas një goditjeje të fuqishme, ndërsa Romeo Lavia shpëtoi portën belge duke larguar topin mbi vijën fatale.

Në pjesën e dytë ritmi i vendasve ra disi, çka e shtyu Zidanen të ndërhynte në formacion duke futur fillimisht Dembelen e më pas dyshen Cherki-Olise.

Belgët patën mundësitë e tyre ideale përmes Dodi Lukebakios, goditja e të cilit u ndal nga Mike Maignan, si dhe me Godts që goditi vetëm rrjetën e jashtme.

Në minutën e 88-të, sulmuesi francez ndërmori një sprint mbresëlënës nga mesi i fushës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e majtë të portës, duke vulosur shifrat në 0-1.

Kjo shënon fitoren e dytë radhazi me shifrat 0-1 për të përzgjedhurit e Zidane, pas atij suksesi ndaj Turqisë të premten e kaluar.

Të ngjashme

Të fundit