Italia ka reaguar fuqishëm pas humbjes ndaj Belgjikës, duke deklasuar Turqinë 1-4 në Bursa, në ndeshjen e dytë të Grupit A1 të Nations League.
“Azzurrët” e mbyllën praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë. Bastoni, Frattesi dhe Kayode shënuan brenda vetëm 27 minutash, duke e çuar rezultatin në 0-3, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Turqia reagoi dhe Yilmaz shënoi për 1-3, duke rikthyer përkohësisht shpresat e vendasve. Megjithatë, Italia kontrolloi situatën dhe realizoi edhe golin e katërt.
Roberto Mancini bëri plot tetë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Belgjikës dhe zgjedhjet e tij rezultuan të suksesshme. Për Italinë kjo është fitorja e parë në grup, ndërsa Turqia mbetet me 0 pikë.






