Edon Zhegrova ka bërë paraqitjen e tij të radhës me Juventusin, duke u aktivizuar në minutën e 71-të në fitoren 2:0 ndaj Bologna-s në kuadër të javës së 33-të të Serie A.
Juventusi e siguroi fitoren me dy gola, Jonathan David shënoi në pjesën e parë, ndërsa Kephren Thuram vulosi rezultatin në pjesën e dytë.
Me këtë triumf, Juventusi forcohet në vendin e katërt të tabelës me 63 pikë, vetëm tri më pak se Milani dhe Napoli që renditen në pozitat dy dhe tre.
Zhegrova kishte qëndruar në bankën rezervë edhe në dy ndeshjet e fundit të Juventusit ndaj Atalantës dhe Genoas.





