Zhegrova i pafat, Juventusi barazon me Veronan

- Advertisement -

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Hellas Veronan sonte në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër”, e cila po synon të mbetet në top-4she u pëballe me Veronan e cila nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Serie B.

Boëie kaloi Veronan në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes.

Në minutën e 62-të, Vlahovic shënoi nga gjuajtja e lirë për të barazuar rezultatin.

E deri në minutën e 80-të, nuk pati rrezik të portës së Veronës, derisa u inkuadrua në lojë Edon Zhegrova.

Ylli kosovar e ngjalli krahun e djathtë të sulmit dhe krijoi disa raste shënimi.

Madje, edhe vet ishte pranë golit, por gjuajtja e tij e goditi shtyllën pingule.

Me këtë barazim, Juventusi tani ka 65 pikë në vendin e katërt.

Të ngjashme

Të fundit