Zhegrova do të përfshihet në listë për Ligën e Evropës

- Advertisement -

Edon Zhegrova sipas të gjitha gjasave pritet të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjet e Ligës së Evropës, ka raportuar gazeta italiane “La Stampa”.

Thuhet se trajneri Luciano Spalletti do ta përfshijë Zhegrovën në listën e UEFA-s, në vend të mesfushorit Manuel Locatelli.

Në fakt, Zhegrova do ta zë vendin e Locatellit, i cili është i lënduar dhe pritet të mungojë më shumë se dy muaj.

Klubet kanë mundësinë të zëvendësojnë përkohësisht një lojtar të ekipit të parë në Listën A gjatë fazës së ligës, nëse ai është i dëmtuar dhe mungon më shumë se 60 ditë, falë nenit 31.14.

Kështu që, Spalletti pritet ta shfrytëzojë këtë nen për ta përfshirë Zhegrovën, i cili kohët e fundit ka treguar paraqitje të mira sa herë është inkuadruar në ndeshjet kampionale.

Deri më tani, Zhegrova ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime në Serie A të Italisë.

Të ngjashme

Të fundit