-1.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Zhdukje si me “magji” e Lautaros kundër ekipeve të mëdha: Argjentinasi nuk u shënon nëntë nga dhjetë prej tyre

- Advertisement -

Interi dhe kapiteni i tyre, Lautaro Martinez, po përjetojnë një moment të vështirë, veçanërisht në ndeshjet kundër skuadrave të mëdha të Serie A.  

Pas humbjes së dhimbshme ndaj Juventusit, trajneri Simone Inzaghi theksoi nevojën për një ndryshim në mentalitet dhe ritëm.  

Një nga problemet kryesore është mungesa e efektivitetit të Lautaros në ndeshjet vendimtare, një trend që po bëhet gjithnjë e më shqetësues. 

Imazhet e frustruara të sulmuesit argjentinas pas ndeshjes kundër Juventusit bënë xhiron e rrjetit. Lautaro, i cili zakonisht është një nga shtyllat e Interit, duket se po lufton për të gjetur formën e tij në ndeshjet e mëdha.  

Në 10 ndeshje kundër tetë skuadrave më të mira të Serie A – Napoli, Atalanta, Juventus, Fiorentina, Lazio, Bologna dhe Milan – ai ka shënuar vetëm një gol.  

Ky gol i vetëm erdhi në një barazim kundër Bolognas më 19 janar, një performancë që nuk është aspak e mjaftueshme për një sulmues të nivelit të tij. 

Ndërsa Marcus Thuram nuk është ende në formë,  opsionet e tjera sulmuese po luftojnë për të kontribuar, por Interi ka nevojë të madhe për qëndrueshmëri nga Lautaro.  

Edhe pse ai pati një janar magjik me 9 gola në të gjitha garat (duke përfshirë një het-trik kundër Monacos në Ligën e Kampionëve, shkurti ka qenë i thatë për të – pa asnjë gol në katër ndeshje (kundër Milanit, Fiorentinës dhe Juventusit). 

Inzaghi i ka kërkuar lojtarëve të ndryshojnë marshin, dhe kjo vlen edhe për Lautaron.   Me dy ndeshje vendimtare që po afrohen – kundër Napolit (2 mars) dhe Atalantës (16 mars) – Interi ka nevojë urgjente për të rizbuluar versionin e vërtetë të Lautaro Martinezit.  

Nëse kjo nuk ndodh, ëndrrat e Interit për Scudetton mund të veniten.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit