26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

“Zhdukja e opozitës”, Ymeri: Zhdukja si term është brutal, Albinit shumë rrallë i rrëshqet fjala

- Advertisement -

Analisti politik Visar Ymeri e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të fundit në raport me opozitën.

Ai ka thënë se Kurti nuk e ka përdorur rastësisht termin “zhdukje”.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ymeri ka bërë me dije se ky term është brutal dhe nuk duhet të përdoret.

“E vërteta që i dul Albinit, është se atij i shkon mendja që partitë politike mund me u zhduk. Se një njeri në skenën politike nuk i shkon mendja që partitë politike munden me u zhduk, munden me humb prej kuvendi, por zhdukja si term është brutale, kur ti nuk ekzsiton më. Është interesant si e ka përdorur këtë term, ndoshta e ka pasur gabim, e është ngutur. Por, sa e njoh Albinin, shumë rrallë i rrëshqet fjala, fjalët që i zgjedh, i zgjedh me i thënë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me këtë deklaratë Kurti i ka aktivizuar përkrahësit e VV-së, të cilët ia kanë nisur ta përdorin këtë frazë.

“A ka qenë qëllimi, sepse nja një muaj militantët e arsimit nuk kishin çka me postu, i shihnim edhe deputetët që i përsërisnin frazat e para dy muajve, e tash Kurti ua shpërndajti një të re”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit