Një person i moshës 17-vjeçare, Muhamed Bala, është zhdukur në Mitrovicë.
Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën dhe mobilizimin e qyetarëve për ta gjetur atë.
Për këtë, kanë dërguar fotografi dhe të dhëna të tij.
“Përshkrimi fizik: Gjatësia 1.80, ngjyra e flokëve kafe e mbylltë, ngjyra e syve e kaltërt, veshja e fundit, duks i zi me patent, maice te gjelberte,trenerkat e poshtme ngjyre e zeze e perzier me ngjyre hiri, puma të zeza!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Aty thuhet se për herë të fundit është parë më 25.04.2026, në ora 13:45, tek xhamia “Isa Beg” në Mitrovicë.
“Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë shumë i rëndësishëm per ne. Ju lutem kontaktoni në: 044 288 211, ose 045 985 859, 049 203 741. ose lajmëroni policinë më të afërt. Faleminderit për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.






