Sipas rezultateve aktuale të zgjedhjeve presidenciale te Real Madrid, presidenti aktual Florentino Perez po kryeson bindshëm garën me 66.53% të votave.
Kandidati rival, Enrique Riquelme, ka siguruar deri tani 33.47% të votave, duke mbetur dukshëm pas kreut aktual të klubit madrilen.
Nëse ky trend vazhdon deri në përfundimin e procesit të votimit, Perez pritet të sigurojë një mandat të ri në krye të “Los Blancos”, duke vazhduar epokën e tij të suksesshme në drejtimin e klubit.






