Gazetari Lirim Mehmetaj ka treguar për ndikimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Maqedonisë.
Ai ka bërë me dije përfshirja e Kurtit në këto zgjedhje e ka dëmtuar opozitare shqiptare në Maqedoni.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se ndikimi i kryeministrit kosovar ka qenë zero.
“Po më pyesin shumë veta në Kosovë se cili ishte efekti i Albin Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut. Qe shkurt, thjesht e me numra në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Fillimisht, në Maqedoni të Veriut te shqiptarët gjithçka sillet rreth Ali Ahmetit. Pra ose je me Ali Ahmetin ose kundër Ali Ahmetit. Në këto zgjedhje opozita, pra këta që janë kundër Ali Ahmetit, morën 13 deputetë. Përbëhen nga Lëvizja Besa (Bilall Kasami), Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari), Lëvizja Evropiane për Ndryshim (Izet Mexhiti), Alternativa (Afrim Gashi) dhe Lëvizja Vetëvendosje (Bekim Qoku). Pesë parti, 13 deputetë. Në zgjedhjet e kaluara 13 deputetë i kishin marrë vetëm Aleanca për Shqiptarët-Alternativa 12 deputetë dhe PDSh-ja 1 deputetë. Shto këtu edhe 4 deputetë të Lëvizjes Besa që kishte garuar me LSDM-në, atëherë i bie që kundër Ali Ahmetit ishin 17 deputetë”, ka shkruar Mehmetaj.
Sipas tij, përzierja e Kurtit opozitës shqiptare me katër deputetë.
“Rrjedhimisht, përfshirja e Albin Kurtit në zgjedhje i ka kushtuar opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut me 4 deputetë mangu. Edhe nëse merret numri i votave i partive opozitare, del se prezenca e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit nuk ka pasur kurrfarë efekti, ose ka pasur efekt negativ. Vetëm Aleanca me Alternativën në zgjedhjet e kaluara kishin 81 mijë e 620 vota. Shto këtu 13 mijë e 930 votat e PDSH-së shkon në 95 mijë e 550. Po të shtohet edhe numri i votave të Lëvizjes Besa që ka qenë në listë të LSDM-së, që nëse marrim numrin më të vogël janë 20 mijë (për 4 deputetë), atëherë dalin rreth 115 mijë vota”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Kurse në këto zgjedhje opozita e bashkuara ka marrë në total 106 mijë e 991, për dallim nga Fronti Evropian i Ali Ahmetit me 137 mijë e 486. Dështimi i Albin Kurtit dhe mashtrimeve të tij si në Shqipëri si në Maqedoni të Veriut më jep shpresë se ky gënjeshtar do të ekspozohet edhe në Kosovë. Në foto, rezultati i zgjedhjeve të kaluara (2020) dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit”, ka shkruara ai.