Zgjedhjet e 7 qershorit, Kasapolli: Humbësja më e madhe është Vjosa Osmani

- Advertisement -

Analisti politik Gëzim Kasapolli komentoi rezultatin e zgjedhjeve, duke vlerësuar se qytetarët po kërkojnë më shumë normalitet në skenën politike.

Sipas tij, votuesit kanë dhënë sinjale të qarta se vendi ka nevojë për një qasje më të moderuar dhe për politika që ofrojnë stabilitet.

“Ky popull ka nevojë për një parti normale, për normalitet”, tha Kasapolli.

Duke folur për ndikimin e presidentes Vjosa Osmani në rezultatin zgjedhor, ai u shpreh kritik, duke vlerësuar se mbështetja e saj nuk ka prodhuar efektin e pritur elektoral.

“Humbësja më e madhe është Vjosa Osmani. Nuk ka mujt ma shumë se 35 mijë vota me ia sjell partisë”, deklaroi Kasapolli në Click të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit