Zenun Elezaj rizgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Klinë

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njoftoi rizgjedhjen e Zenun Elezajt në krye të degës së partisë në Klinë.

“Klina është një nga komunat ku Aleanca ka dëshmuar qeverisje të mirë, punë konkrete dhe afërsi me qytetarin. Për mandate me radhë, besimi i qytetarëve është ruajtur përmes rezultateve dhe përkushtimit në shërbim të komunës” u shpreh Haradinaj.

Elezaj u rizgjodh kryetar i degës në Kuvendin e partisë, ku pjesëmarrës ishin edhe kuadrot e reja të Aleancës.

Ky është njoftimi i plotë i Haradinajt:

 

 

Klina është një nga komunat ku Aleanca ka dëshmuar qeverisje të mirë, punë konkrete dhe afërsi me qytetarin. Për mandate me radhë, besimi i qytetarëve është ruajtur përmes rezultateve dhe përkushtimit në shërbim të komunës.

Edhe Kuvendi i sotëm Zgjedhor i Aleancës në Klinë e konfirmoi këtë besim, duke i dhënë mbështetje Prof. Zenun Elezaj për të vazhduar drejtimin e degës dhe rrugën e zhvillimit të komunës.

Urime kryetarit Zenun Elezaj dhe të gjithë të zgjedhurve në strukturat drejtuese të Aleancës. Vlerë e veçantë e këtij kuvendi ishte pjesëmarrja e madhe e kuadrove të reja, që po i japin energji të re Aleancës.

Klina mbetet një bastion i fuqishëm i Aleancës dhe një shembull i organizimit për fitoret që na presin.

 

Të ngjashme

Të fundit