Rama përfaqëson Prishtinën në AI+ Expo, në Washington

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka prezantuar kryeqytetin e Kosovës në ngjarjen ndërkombëtare “AI+ Expo”, që po mbahet në Washington D.C.

Përmes një postimi, Rama e cilësoi këtë si privilegj, duke theksuar se AI+ Expo konsiderohet një prej platformave më prestigjioze globale ku bashkohen teknologjia, politika, ekonomia dhe vizioni për të ardhmen.

“Në kohë kur rajoni po reduktohet në narrativë krizash politike, Prishtina po dëshmon se ka kapacitet me u prezantu ndryshe, si një qytet i rinisë, inovacionit, teknologjisë dhe vizionit global” u shpreh Rama.

Ky është postimi i plotë i tij:

Privilegj me e prezantu Prishtinën në AI+ Expo në Washington D.C.një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare ku marrin pjesë kompani si Microsoft dhe Google, ekspertë të sigurisë kombëtare, investitorë, akademikë dhe figura kyçe të zhvillimit teknologjik global.

AI+ Expo sot konsiderohet një prej platformave më prestigjioze ku ndërthuren teknologjia, politika, ekonomia dhe vizioni për të ardhmen. Dhe fakti që emri i Prishtinës prezantohet në një ambient të tillë, krahas qendrave më të zhvilluara të botës, flet shumë për potencialin, energjinë dhe talentin tonë.

Po ashtu, ishte kënaqësi me e pa entuziazmin e Engjella Halili, një zë i shqiptarëve në Amerikë. Bravo Engjëlla

Në kohë kur rajoni po reduktohet në narrativë krizash politike, Prishtina po dëshmon se ka kapacitet me u prezantu ndryshe, si një qytet i rinisë, inovacionit, teknologjisë dhe vizionit global.

Të ngjashme

Të fundit